LOKALE/ Këshilltari Ademi adreson shqetësimet e qytetarëve te „Ecohigjiena“

​Këshilltari komunal nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, Fadil Ademi, ka zhvilluar një takim pune me drejtorin e kompanisë publike „Ecohigjiena“, Senad Ramaj. Qëllimi i këtij takimi ishte adresimi i disa shqetësimeve direkte të ngritura nga qytetarët gjatë ditëve të fundit.

​Gjatë bisedës, Ademi vuri theksin mbi tri çështje urgjente që kërkojnë zgjidhje nga menaxhmenti i kompanisë:

Ankesat e banorëve për kundërmimin dhe rrjedhjen e lëngjeve nga kamionët e mbeturinave gjatë kalimit nëpër lagje.

Mbeturinat e grumbulluara jashtë kontejnerëve, të cilat po prishin imazhin dhe pastërtinë e ambientit.

Mungesa e grumbullimit të rregullt të mbeturinave në këtë zonë, kërkesë kjo e ngritur nga vetë banorët edhe gjatë dëgjimit buxhetor në Bresalc.

​Palët diskutuan mundësinë reale që edhe fshatrat e Malësisë së Zhegovcit të përfshihen në sistemin e rregullt të bartjes së mbeturinave, me qëllim parandallimin e krijimit të deponive ilegale në natyrë.

​Ademi falënderoi drejtorin Ramaj për gatishmërinë e treguar dhe shprehu përkushtimin e tij se do të vazhdojë të ndjekë nga afër adresimin e këtyre kërkesave në shërbim të qytetarëve.

Shpërndaj me të tjerët