Përfundon betonimi i pllakës rreth projektit të tri shkronjave të UÇK-së në Llashticë
Punimet po vazhdojnë në realizimin e projektit simbolik në fshatin Llashticë
Në fshatin Llashticë ka përfunduar sot betonimi i pjesës së paraparë rreth pllakës së projektit të tri shkronjave të UÇK-së.
Përmes një njoftimi, organizatorët kanë falënderuar Xhevdetin dhe punëtorët e tij për punën profesionale dhe përkushtimin e treguar gjatë realizimit të punimeve.
Mirënjohje u është shprehur edhe organizatorëve dhe Armend Ramushit, për angazhimin vullnetar, punën dhe koordinimin e vazhdueshëm gjatë realizimit të këtij projekti.
