LOKALE/ Rruga e fshatit Kokaj po asfaltohet, banorët falënderojnë për realizimin e projektit

Rruga e fshatit Kokaj po asfaltohet, banorët falënderojnë për realizimin e projektit
Banorët e fshatit Kokaj kanë shprehur kënaqësinë për fillimin e asfaltimit të rrugës së fshatit, projekt i cili, sipas tyre, po realizohet pas angazhimeve dhe kërkesave të vazhdueshme të adresuara tek institucionet komunale.

Një banor i Kokajt ka shprehur entuziazmin për nisjen e punimeve, duke thënë se pas shumë angazhimeve dhe iniciativave, rruga tashmë po bëhet realitet.

“Rruga në fshatin Kokaj, me kismet, po asfaltohet. Pas angazhimeve të shumta dhe iniciativës nga Komuna, me asambleistin, Fadil Ademi, tashmë kjo po bëhet realitet. Inshallah e gëzojmë për të mirë!”, ka shkruar ai.

Ndërkaq, këshilltari komunal nga radhët e LVV-së, Fadil Ademi, i cili është me prejardhje nga fshati Llovcë, në afërsi të Kokajt, ka falënderuar banorët për fjalët e mira dhe mbështetjen e tyre.

“Një falënderim i veçantë shkon për kryetarin Alban Hyseni, vullneti dhe angazhimi i të cilit ka qenë i madh që Kokajt të kenë rrugë dhe infrastrukturë më të mirë. Kjo është dëshmi se me bashkëpunim dhe përkushtim, kërkesat e qytetarëve mund të bëhen realitet.Urojmë që kjo rrugë t’u shërbejë sa më mirë banorëve të Kokajt dhe t’ua lehtësojë qarkullimin e përditshëm”, ka deklaruar Ademi.

 

 

Shpërndaj me të tjerët