Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se fundjava do të karakterizohet me mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta.
Të shtunën temperaturat do të lëvizin nga 8°C deri në 26°C, ndërsa të dielën nga 9°C deri në 31°C. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga veriu dhe veriperëndimi.
Sipas IHMK-së, kushtet biometeorologjike do të jenë të favorshme, megjithatë këshillohet hidratim dhe shmangie e qëndrimit të gjatë në diell gjatë orëve më të nxehta.
Edhe kushtet për bujqësinë vlerësohen të mira, ndërsa rekomandohet ujitja e kulturave sipas nevojës, në mëngjes ose në mbrëmje.
