Java në vendin tonë pritet të karakterizohet me kushte relativisht të qëndrueshme meteorologjike, megjithëse në disa ditë nuk do të mungojnë reshjet e izoluara të shiut.
Sipas parashikimeve, temperaturat minimale gjatë kësaj jave do të lëvizin nga -2°C deri në 6°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 23°C.
Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi dhe verilindja, me shpejtësi të lehtë deri mesatare nga 1 deri në 6 m/s.
Dita e hënë do të sjellë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 18 deri në 23°C.
Të martën pritet një mot i ngjashëm, me intervale me diell dhe vranësira, por gjatë ditës ekziston mundësia për riga të izoluara shiu.
Temperaturat do të lëvizin nga 3 deri në 6°C në mëngjes, ndërsa maksimalet nga 16 deri në 19°C.
E mërkura do të jetë më e freskët, me mot të kthjellët dhe vranësira të pakta.
Temperaturat minimale do të sillen nga 4 deri në 7°C, ndërsa maksimalet nga 12 deri në 15°C.
Të enjten pritet një rënie më e theksuar e temperaturave, e shoqëruar me vranësira dhe riga shiu në disa zona.
Temperaturat minimale do të zbresin nga -1 deri në 2°C, ndërsa maksimalet nga 9 deri në 12°C.
Java do të mbyllet me një të premte kryesisht me diell, megjithëse në zonat malore mund të ketë vranësira.
Temperaturat minimale do të jenë nga -2 deri në 1°C, ndërsa maksimalet nga 8 deri në 11°C.
Në përgjithësi, një javë tipike pranverore, me alternime mes diellit, vranësirave dhe reshjeve të lehta në disa ditë.

