LAJM I HIDHUR/Ndahet nga jeta afaristi gjilanas Gazmend Alidema, varrimi nesër në Pozhoran

Ka ndërruar jetë afaristi gjilanas Gazmend Alidema. Lajmin e hidhur për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët përmes një njoftimi mortor.

“Të Allahut jemi dhe te Ai jemi duke u kthyer!”, thuhet në njoftimin e familjes Alidema.

Sipas njoftimit, Gazmend Mumin Alidema ndërroi jetë sot, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore rreth një muaj më parë.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet më 15 qershor 2026, në orën 13:00, pas namazit të drekës, në varrezat e fshatit Pozhoran.

Familja ka bërë të ditur se e pamja do të mbahet te “Drini Market” më 16, 17 dhe 18 qershor 2026.

Gazmend Alidema njihej si afarist në Gjilan, ndërsa kohëve të fundit ishte përkushtuar më shumë jetës fetare dhe ishte një nga xhematlinjtë e rregullt të Xhamisë së Dardanisë në Gjilan.

Familjes Alidema u shprehim ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit të tyre. Allahu e mëshiroftë të ndjerin dhe e shpërbleftë me Xhenet.

Shpërndaj me të tjerët