Ndërron jetë gjilanasja Fikrije Bejtullahu Hoxha

Ka ndërruar jetë gjilanasja Fikrije Bejtullahu Hoxha, bashkëshortja e Skënder Hoxhës, ish-gjyqtar i  njohur kosovar i  futbollit.

Lajmin e dhimbshëm e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerës përmes një njoftimi mortor, duke shprehur pikëllimin e thellë për humbjen e më të dashurës së tyre.

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi! Me dhimbje të thellë dhe pikëllim të madh njoftojmë familjarët, miqtë dhe të afërmit se ndërroi jetë më e dashura jonë bashkëshortja, nëna dhe gjyshja, Fikrije Bejtullahu Hoxha”, thuhet në njoftim.

Sipas familjes, ceremonia e varrimit do të mbahet më 31 mars 2026, me namazin e ikindisë, në ora 16:30, në varrezat e qytetit të Gjilanit.

Familjarët kanë lutur për shpirtin e saj, duke u shprehur: “Allahu e shpërbleftë me Xhenet”.

Shpërndaj me të tjerët