Dr. Ukshin Ismaili nderohet me Medaljen Presidenciale të Meritave

Mjeku anesteziolog, Dr. Ukshin Ismaili, është nderuar me Medaljen Presidenciale të Meritave, e ndarë nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dr. Ismaili, i cili ka shprehur mirënjohjen për këtë vlerësim, duke e cilësuar si një nder të madh për punën dhe përkushtimin e tij ndër vite.

“Me nder dhe mirënjohje të thellë, sot pranova Medaljen Presidenciale të Meritave. Ky vlerësim përfaqëson një rrugëtim të gjatë pune, përkushtimi dhe shërbimi në fushën e anesteziologjisë, si dhe angazhimin gjatë periudhave të rëndësishme për vendin tonë”, ka thënë ai.

Dr. Ismaili është shprehur se mbetet i përkushtuar për të vazhduar kontributin e tij në shërbim të pacientëve dhe zhvillimit të mëtejmë të mjekësisë në vend.

Ai gjithashtu ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë rrugëtimit të tij profesional.

Shpërndaj me të tjerët