Gjashtë (6) vite nga përjetësimi në bronz i gjeneralit të luftës së UÇK-së, Abdullah Tahiri, në qytetin e Gjilanit, rikujtohen emocionet dhe momentet nga dita e zbulimit të shtatores së tij.
Në këtë kuadër, kujtohet edhe një postim i bashkëveprimtarit të tij, Shefik Surdulli, i bërë në vitin 2020, menjëherë pas përurimit të shtatores, ku ai kishte ndarë ndjenja dhe reflektime të thella për figurën e gjeneralit.
Surdulli në atë shkrim përshkruante momentin e shpalosjes së shtatores si një ngjarje me emocione të forta dhe me domethënie të veçantë për kujtesën historike dhe për brezat që vijnë.
Ai theksonte se figura e Abdullah Tahirit mbetet simbol i sakrificës dhe idealit të lirisë, duke u kujtuar me respekt dhe nderim të përhershëm.

