Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Zemrës, në SHFMU “Ramiz Cërnica”, në bashkëpunim me menaxhmentin e QKMF “Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan, është realizuar një aktivitet edukativo-shëndetësor me fokus ndërgjegjësimin e nxënësve dhe stafit për rëndësinë e kujdesit ndaj shëndetit të zemrës dhe parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.
Ligjërata dhe udhëzimet praktike u realizuan nga Dr. Elvana Klaiqi, specialiste e Mjekësisë Familjare, së bashku me infermieren Mimoza Hajdari.
Gjatë këtij aktiviteti u vë në pah se ruajtja e shëndetit të zemrës fillon që në moshe të re përmes parandalimit, aktivitetit të rregullt fizik, ushqyerjes së shëndetshme dhe kujdesit të vazhdueshëm shëndetësor.
Kjo iniciativë synon të nxisë zakone të shëndetshme jetese tek gjeneratat e reja për një të ardhme më të shëndetshme.
