SHOQËRI/Përmbyllen aktivitetet e Javës së Shkopit të Bardhë në Gjilan me thirrje për barazi e mbështetje

Në ambientet e Shoqatës Ndërkomunale të të Verbërve në Gjilan, u mbajt konferenca përmbyllëse e Javës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, një aktivitet i rëndësishëm që synon ndërgjegjësimin e shoqërisë për të drejtat, dinjitetin, pavarësinë dhe përfshirjen e personave me dëmtime të shikimit.

​Konferenca mblodhi përfaqësues të rëndësishëm institucionalë dhe të shoqërisë civile.

I don’t know what they do. They’ll come with them in the country.Në këtë ngjarje morën pjesë Drejtoresha e Administratës Pensionale të Kosovës, Shpresa Kosumi, U.D. i Qendrës për Aftësim Profesional,  Mujadin Zylfiu, si dhe përfaqësuesi nga Agjencia e Punës, Petrit Vokshi.

Ndërkaq, nga rrjeti i organizatave joqeveritare ishin të pranishëm  Bujar Kadriu, Drejtor Ekzekutiv i Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, znj. Zaide Arifi, Nënkryetare e Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, së bashku me Menaxherin për Shërbime Sociale dhe Trajnime, Bekim Krasniqi.

Pjesëmarrësit diskutuan hapur për sfidat me të cilat përballen personat e verbër, nevojën e domosdoshme për mbështetje institucionale, si dhe rëndësinë e krijimit të mundësive të barabarta për të gjithë.

​Në kuadër të këtij takimi, Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Gjilanit vlerësoi lart rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve publike dhe organizatave që ofrojnë shërbime për personat me aftësi të kufizuara.

Ajo theksoi përkrahjen e vazhdueshme institucionale në fushën e shëndetësisë, mirëqenies sociale dhe rehabilitimit.

​Java Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë shërben si një thirrje e fuqishme për më shumë vetëdijesim, respekt dhe solidaritet shoqëror, duke rikujtuar se shkopi i bardhë nuk është thjesht një mjet orientimi dhe lëvizjeje, por një simbol i pavarësisë, guximit dhe të drejtës për të jetuar me dinjitet.

​Në përmbyllje të konferencës u ndanë mirënjohje për përfaqësues të veprimtarisë humanitare dhe sportive, mes të cilëve  Dardan Veseli nga OJQ “Islamic Relief Kosova”, si dhe Klubi Futbollistik “SC Gjilani”, të cilët kanë kontribuar dhe do të vazhdojnë të japin mbështetjen e tyre të paçmueshme.

Shpërndaj me të tjerët