Policia e Kosovës ka dalë sërish me një njoftim urgjent për qytetarët, duke konfirmuar se është identifikuar një valë e re e mesazheve (SMS) mashtruese që po shpërndahen në emër të institucionit të Policisë.
Mashtruesit kibernetikë po tentojnë të vjedhin të dhënat dhe paratë e qytetarëve, duke pretenduar rrejshëm se ata kanë gjoba të papaguara të trafikut rrugor dhe duke kërkuar klikimin e menjëhershëm nëpër vegëza (links) të dyshimta për të kryer pagesat.
Autoritetet kanë bërë thirrje të prerë se ky mesazh nuk është zyrtar dhe përbën një tentativë të pastër mashtrimi.
Policia apelon te të gjithë qytetarët që të mos klikojnë në linqe të dyshimta, të mos japin në asnjë mënyrë të dhëna bankare apo personale dhe të mos hapin faqe që kërkojnë transaksione financiare përmes telefonit.
Në rast se pranoni një SMS të tillë, udhëzoheni që ta fshini menjëherë, ta raportoni rastin dhe të kontaktoni urgjentisht bankën tuaj nëse veçse keni shpërndarë të dhënat e kartelës.
Çdo mashtrim i tillë online mund të raportohet shpejt përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose duke telefonuar falas në numrin e emergjencës 192.

