SPORT/ Dabiqaj para Gjilanit: Hyjmë për fitore, është krenari dhe privilegj ta festojmë titullin

Futbollisti Albert Dabiqaj ka folur para ndeshjes së javës së parafundit kundër Gjilanit, duke e cilësuar atë si një përballje të vështirë dhe me rëndësi të veçantë për ekipin, qytetin dhe tifozët.

“Na pret një ndeshje e vështirë, e rëndësishme për ne, për qytetin dhe për shikuesit. Do të hyjmë në fushë për fitore dhe për të zhvilluar një lojë sa më të mirë. Për ne është krenari dhe privilegj ta festojmë titullin, ndërsa është kënaqësi ta ndajmë këtë sukses me tifozët tanë”, ka deklaruar Dabiqaj.

Shpërndaj me të tjerët