Kosova U16 e treta në Evropianin e Divizionit C, sukses për gjilanasit Selimi dhe Ibrahimi
Përfaqësuesja e Kosovës U16 në basketboll e ka përfunduar në vendin e tretë pjesëmarrjen në FIBA U16 EuroBasket 2026, Divizioni C, që u zhvillua në Armeni.
Dardanët e rinj, të udhëhequr nga përzgjedhësi gjilanas Gyltekin Selimi, regjistruan katër fitore në pesë ndeshje, duke zhvilluar një paraqitje shumë të mirë gjatë turneut.
Në ndeshjen vendimtare për vendin e tretë, Kosova triumfoi ndaj Moldavisë, duke siguruar medaljen e bronztë.
Pjesë e stafit teknik të Kosovës ishte edhe një tjetër gjilanas, Laurant Ibrahimi, i cili shërbeu në rolin e ndihmëstrajnerit.
Ky rezultat përbën një sukses të rëndësishëm për basketbollin kosovar dhe një arsye krenarie edhe për qytetin e Gjilanit, me dy përfaqësues në stafin teknik të kombëtares U16.
