LOKALE/ Administrata e Gjilanit mirëpret grupin e ri të praktikantëve

Drejtori i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme në Komunën e Gjilanit, Elbasan Shabani, i shoqëruar nga u.d. shefi i Qendrës për Shërbim me Qytetarë, Selami Neziri, kanë mirëpritur sot grupin e praktikantëve që do të zhvillojnë praktikën profesionale në kuadër të kësaj drejtorie.

Me këtë rast, drejtori Shabani vlerësoi lart rëndësinë e këtij angazhimi për të rinjtë.

“Angazhimi i tyre në institucionin tonë synon t’u ofrojë studentëve përvojë praktike dhe njohuri të drejtpërdrejta mbi funksionimin e administratës publike”, ka thënë Shabani.

Komuna e Gjilanit i uron studentëve punë të mbarë dhe shumë suksese gjatë tërë periudhës së praktikës.

 

Shpërndaj me të tjerët