LRFGJ nderon katër delegatë me rastin e pensionimit
Lidhja Rajonale e Futbollit e Gjilanit (LRFGJ) ka nderuar me mirënjohje katër delegatë, të cilët gjatë këtij viti kanë përmbyllur angazhimin e tyre shumëvjeçar në futboll, me rastin e pensionimit.
Me mirënjohje janë vlerësuar Naser Bunjaku, Rabit Matoshi, Agim Ramizi dhe Agim Spahiu, për kontributin e dhënë ndër vite në organizimin dhe zhvillimin e garave të futbollit në rajonin e Gjilanit.
Në emër të kryetarit të LRFGJ-së, Armend Misini, është shprehur mirënjohje e veçantë për përkushtimin, profesionalizmin dhe punën e tyre shumëvjeçare në shërbim të futbollit rajonal.
Lidhja Rajonale e Futbollit e Gjilanit u ka uruar atyre shëndet, mbarësi dhe suksese në kapitullin e ri të jetës, duke theksuar se kontributi i tyre do të mbetet pjesë e historisë së futbollit në rajon.
