SPORT/ KK AS nga Gjilani fiton shtatë medalje në Kumanovë

Karateistët e KK As nga Gjilani shkëlqejnë në “Kumanova Open 2026”, fitojnë shtatë medalje

Klubi i Karatesë As nga Gjilani ka shënuar një tjetër sukses në arenën ndërkombëtare, duke fituar gjithsej shtatë medalje në turneun “Kumanova Open 2026”, i mbajtur në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut.

Klubi u përfaqësua me katër garuese, të cilat arritën të fitojnë 3 medalje të arta, 2 të argjendta dhe 2 të bronzta.

Medalistet e arta:

Erina Sherifi – Kumite -54 kg
Alnisa Miftari – Kata
Alnisa Miftari – Kumite -36 kg

Medalistet e argjendta:

Kiara Beqiri – Kata
Kiara Beqiri – Kumite +27 kg

Medalistet e bronzta:

Erina Sherifi – Kadete Open
Hatixhe Zejnullahu – Seniore Open

Nga klubi janë shprehur të kënaqur me rezultatet e arritura, duke theksuar se me këtë sukses kanë përmbyllur garat e sezonit në Kosovë dhe rajon.

Pas paraqitjes së suksesshme në Kumanovë, karateistet e KK As do të vazhdojnë përfaqësimin në gara ndërkombëtare, me destinacionet e radhës në Egjypt dhe Kroaci.

Shpërndaj me të tjerët