FC Drita ka prezantuar fanellat për sezonin e ri përmes një videoje kreative, e cila ka tërhequr vëmendjen e tifozëve.
Në video, futbollistët shfaqen duke punuar me makineri të rënda në kampin stërvitor, duke simbolizuar punën dhe përkushtimin për sezonin e ri.
Në fund të videos, lojtarët zbulojnë fanellat e reja, duke shënuar prezantimin zyrtar të tyre. Ideja është pritur pozitivisht nga tifozët, pasi ndërthur punimet në kamp me identitetin dhe ambiciet e klubit.
