Klubi i volejbollit “Drita” po vazhdon me hapa të sigurt konsolidimin e skuadrës për sezonin e ri 2026/27, duke vendosur theksin te rritja dhe mbajtja e talenteve të rinj.
Pas zyrtarizimit të afrimit të Diar Buzukut dhe vazhdimit të bashkëpunimit me Erind Qalajn, skuadra gjilanase ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës edhe me liberon e ri, Engjëll Dalipi.
Në moshën vetëm 16-vjeçare, Dalipi ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale, duke siguruar një vend në formacionin e parë të KV Drita për sezonin e ardhshëm.
Drejtuesit e klubit u shprehën tejet të kënaqur me këtë hap, duke vlerësuar angazhimin, luftën për çdo pikë dhe energjinë e jashtëzakonshme që riu sjell në parket në çdo ndeshje.
Sipas klubit bardhekatër, qëndrimi i Engjëllit është një hap strategjik drejt përmbushjes së objektivave të larta që KV Drita ka vendosur për kampionatin e ri, duke e cilësuar atë si një lojtar me të ardhme të ndritur në volejbollin kosovar.
Klubi i ka uruar shumë suksese dhe fitore të reja me fanellën e qytetit të tij të lindjes.

