SPORT/Më 11 tetor mbahet “Gjilani Half Marathon”, priten mbi 500 garues nga vendi e bota

Gjilan, 2 tetor 2026- Më 11 tetor do të organizohet ngjarja e madhe sportive “Gjilani Half Marathon”, ku pritet pjesëmarrja e mbi 500 garuesve nga vende të ndryshme të botës.

​Lajmin e ka bërë të ditur njëri nga organizatorët e këtij evenimenti, prof. Afrim Selimi.

Ai njoftoi se gara do të zhvillohet në tri disiplina të ndryshme: 21 km, 10 km dhe 5 km, ku disiplina kryesore mbetet ajo e gjysmëmaratonës prej 21 kilometrash.

​Selimi ka bërë të ditur se për fituesit e këtij vrapimi janë paraparë edhe shpërblime në vlerë monetare.

​Kjo ngjarje me rëndësi sportive bashkëorganizohet nga Sporti Shkollor i Gjilanit, me mbështetjen e Komunës së Gjilanit dhe Federatës së Atletikës. / dita24h /

Shpërndaj me të tjerët