TETORI ROZË/Në SHMAT “Sahit Baftiu” në Gjilan mbahet ligjëratë ndërgjegjësuese për kancerin e gjirit

Në kuadër të fushatës ndërkombëtare “Tetori Rozë”, e cila i kushtohet ndërgjegjësimit mbi kancerin e gjirit, në Shkollën e Mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Sahit Baftiu” në Gjilan është organizuar një ligjëratë e rëndësishme edukative dhe parandaluese.

​Aktiviteti kishte për synim kryesor informimin e nxënësve dhe trupës arsimore mbi rëndësinë e vetëkujdesit, njohjen e faktorëve kryesorë të rrezikut, si dhe domosdoshmërinë e kontrolleve të rregullta mjekësore.

Gjatë këtij takimi u vë gjatë theksi te fakti se diagnoza e hershme është çelësi kryesor për një trajtim të suksesshëm.

​Kjo ligjëratë u realizua nga Dr. Elvan Klaiqi, Koordinatore e Edukimit Shëndetësor, së bashku me infermieren Mimoza Hajdari, në kuadër të planit të aktiviteteve për promovimin e shëndetit nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan.

​Përmes nismave të tilla nëpër shkolla e institucione, vazhdon të përcillet mesazhi i fuqishëm se informimi i drejtë dhe parandallimi në kohë janë hapat e parë drejt mbrojtjes së shëndetit.

​Kujdesi ndaj vetvetes dhe zbulimi i hershëm shpëtojnë jetë!

Shpërndaj me të tjerët