Këshilltari komunal nga radhët e Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Muhadin Haziri, ka dhënë një propozim interesant për zgjidhjen e çështjes së presidentit të Kosovës.
Në një reagim në rrjetet sociale, ai ka propozuar një kandidat konsensual për president, me qëllim daljen nga ngërçi politik dhe krijimin e një zgjidhjeje të pranueshme për të gjitha palët.
“Presidenti nga Zhegra”, ka shkruar Haziri, duke sugjeruar që një figurë e tillë do të mund të mbështetej pa dallime partiake.
Sipas tij, një emër që do të mund të bashkonte skenën politike është shkrimtari i njohur Ibrahim Kadriu, një figurë me reputacion në jetën kulturore dhe publike.
Ky propozim ka ngjallur interes dhe diskutime, duke hapur debat për mundësinë e përfshirjes së figurave jashtë politikës aktive në pozitat më të larta shtetërore, si mënyrë për të tejkaluar krizat politike në vend.

