Gjilani dhe Kamenica bashkojnë forcat për arsimin

Gjilani dhe Kamenica forcojnë bashkëpunimin në arsim, fokus te cilësia dhe përvojat më të mira

Drejtori i DKA-së në Gjilan, Jeton Rexhepi, ka pritur sot në takim homologun e tij nga Kamenica, Selami Klaiqi, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga stafet respektive të të dy drejtorive.

Gjatë takimit u theksua se bashkëpunimi ndërmjet dy komunave fqinje në fushën e arsimit është një detyrim institucional dhe një prioritet i përbashkët, me synim ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për nxënësit.

Temat e trajtuara përfshinë çështje me interes të përbashkët, me theks të veçantë në shkëmbimin e praktikave dhe përvojave më të mira në sistemin arsimor.

DKA në Gjilan, në rolin e saj si qendër rajonale, pritet të zgjerojë bashkëpunimin edhe me komunat e tjera të rajonit.

Në këtë kuadër, në periudhën në vijim planifikohet organizimi i tryezave të përbashkëta diskutimi, ku do të trajtohen çështje të rëndësishme të arsimit, me fokus të veçantë në arsimin e mesëm të lartë.

Shpërndaj me të tjerët