Pas një karriere të gjatë në shërbim institucional, Agush Nuhiu është pensionuar, duke përmbyllur një kapitull të rëndësishëm të jetës së tij profesionale.
Me këtë rast, drejtori për Buxhet dhe Financa në Komunën e Gjilanit, Avdyl Kastrati, në emrin e tij personal, të kryetarit të Komunës së Gjilanit dhe të gjithë kolektivit të Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, i ka shprehur mirënjohje dhe respekt për kontributin e dhënë ndër vite.
Kastrati vlerësoi përkushtimin, profesionalizmin dhe integritetin e Agush Nuhiut, duke theksuar se puna dhe përvoja e tij kanë lënë gjurmë të rëndësishme në institucion dhe te të gjithë bashkëpunëtorët me të cilët ka punuar.
“Ju falënderojmë sinqerisht për angazhimin dhe kontributin tuaj të vyer. Ju dëshirojmë shëndet të plotë, lumturi, qetësi dhe shumë vite të mbushura me gëzim pranë familjes dhe më të dashurve tuaj”, thuhet në mesazhin e urimit.
Pensionimi i Agush Nuhiut shënon fundin e një karriere të ndërtuar mbi përgjegjësi, përkushtim dhe shërbim ndaj institucionit dhe qytetarëve.
