SPORT/ Drita sjell amerikanin që pritet të ndryshojë lojën!

KV Drita Meshkujt ka kënaqësinë të prezantojë përforcimin më të ri për sezonin e ardhshëm, pasuesin amerikan Joshua Friedman

Friedman vjen në Gjilan pas një rrugëtimi të rëndësishëm në volejbollin universitar amerikan, ku ka qenë pjesë e programeve prestigjioze si Menlo University, USC University dhe Hawaii University.

Me një gjatësi prej 1.92 metra, ai pritet të sjellë cilësi, energji dhe eksperiencë në repartin e pasuesve.

24-vjeçari amerikan konsiderohet një lojtar me potencial të lartë dhe karakteristika moderne të lojës, duke u dalluar në organizimin e sulmit, shërbimin dhe disiplinën taktike në fushë.

KV Drita është e bindur se Joshua Friedman do të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën dhe do të ndihmojë klubin në realizimin e objektivave për sezonin 2026/27.

Shpërndaj me të tjerët