ZYRTARE/Bartja e ID-kartelave bëhet obligative në Administratën e Gjilanit

GJILAN, 12 Nëntor 2026 – Në Drejtorinë e Administratës së Komunës së Gjilanit, bartja e ID-kartelave zyrtare është bërë obligative për të gjithë zyrtarët gjatë orarit të punës.

​Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Administratës në Gjilan, Elbasan Shabani, i cili theksoi se ky vendim synon të rrisë transparencën dhe përgjegjësinë institucionale.

​“Po e vendosim një praktikë të domosdoshme institucionale, që garanton identifikimin e qartë të çdo punonjësi gjatë orarit të punës, gjë që nuk ishte e praktikueshme në të kaluarën. Çdo zyrtar duhet të jetë i identifikueshëm dhe i përgjegjshëm në ushtrimin e detyrave zyrtare”, ka deklaruar Shabani. /dita24h/

Shpërndaj me të tjerët