Gjilani mbështet Brilant Milazimin drejt Bienales së Venecias

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në takim artistin Brilant Milazimi, së bashku me Hana Halilaj.

Në këtë takim, ku të pranishëm ishin edhe drejtori për Kulturë, Kushtrim Zeqiri, si dhe zyrtari i Galerisë së Arteve në Gjilan, Din Azizi, u diskutua për rrugëtimin e radhës të artistit drejt njërës prej skenave më të mëdha botërore.

Me këtë rast, u bë e ditur se Komuna e Gjilanit do të ofrojë mbështetje financiare për këtë përfaqësim të rëndësishëm, duke dëshmuar përkushtimin në përkrahjen e artistëve vendorë.

Artisti Milazimi do të përfaqësojë Gjilanin dhe Kosovën në Bienalja e Venecias, e cila nis më 6 maj, duke sjellë jo vetëm krijimtarinë e tij, por edhe mbështetjen e institucioneve dhe qytetarëve.

Nga Komuna e Gjilanit u shprehën urimet për suksese në këtë rrugëtim, duke theksuar se përkrahja për artistët do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Shpërndaj me të tjerët