SPORT/ PSG në finalen e Ligës së Kampionëve për të dytin vit radhazi

Edhe pse të gjithë parashikuan një spektakël sulmues, fati i finalistit u vulos që në minutën e tretë.

Ousmane Dembele tregoi edhe një herë klasin e tij vendimtar, duke shënuar golin që siguroi finalen e dytë radhazi për PSG-në në Ligën e Kampionëve.

Ishte një fitore taktike e Luis Enrique-s, i cili ndërtoi një mur të pakalueshëm për sulmin e fuqishëm gjerman.

Ndeshja në Mynih u shoqërua me polemika të shumta mbi gjykimin e Joao Pinero-s, i cili kaloi në heshtje disa raste të dyshimta për prekje me dorë në zonën e parisienëve, duke refuzuar akordimin e penalltisë apo ndëshkimet me kartonë.

Edhe pse Harry Kane arriti të shënonte në minutën e 94-të për Bayernin, goli i tij erdhi tepër vonë për të tentuar një përmbysje të mrekullueshme brenda pak sekondave.

Me këtë sukses, parisienët, që këtë sezon kanë shënuar rekord prej 176 golash, treguan se dinë të luajnë edhe ndeshje të forta e rezultative kur pesha e finales është në lojë.

PSG tashmë e sheh veten në finalen e Budapestit më 30 maj, ku do të përballet me Arsenalin për të kërkuar trofeun e madh evropian.

 

Shpërndaj me të tjerët