Futbollisti Kristal Abazaj ka folur para derbit kundër Ballkanit, duke e cilësuar sfidën si një përballje të vështirë ndaj një kundërshtari të fortë.
Ai theksoi se skuadra do të luftojë për tri pikët, pasi sipas tij ekipi ka cilësi dhe rezultatet nuk janë të rastësishme.
“Na pret një ndeshje e vështirë ndaj një kundërshtari të fortë. Do të luftojmë për tri pikët, sepse i kemi merituar. Kemi shumë cilësi dhe kjo nuk është rastësi, por rezultat i punës së gjithë lojtarëve dhe stafit teknik”, ka deklaruar Abazaj
