KULTURË/ Mesazhi patriotik në poezinë “Ishin vetë errësira e natës”

Poezia “Ishin vetë errësira e natës” e Avdush Canaj përcjell një mesazh të fuqishëm patriotik dhe kombëtar.

Përmes vargjeve të shkurtra, poeti paraqet dhunën dhe shtypjen ndaj shqiptarëve, duke goditur simbolikisht librin, flamurin, këngën dhe ëndrrën për liri.

“Errësira e natës” simbolizon pushtuesit dhe kohën e vuajtjeve, ndërsa “ditëbardha” përfaqëson shpresën, lirinë dhe triumfin e së mirës.

Me një gjuhë të thjeshtë, por emocionale, poezia shpreh qëndresën dhe dashurinë për identitetin kombëtar shqiptar.

ISHIN VETË ERRËSIRA E NATËS

AVDUSH CANAJ

Na dogjen shtëpitë
Pse kishim libra

Lulet na përgjakën
Pse çelnin kuqezi

Na vranë edhe zogjtë
Pse këndonin ilirisht

Edhe ëndrrat na trishtuan
Pse e donim diellin

Ishin vetë errësira e natës

Kur filloi të agoi ditëbardha
Ikën kurrizthyer me kukamë

Shpërndaj me të tjerët