HUMANITET/ Niset iniciativa për t’i gëzuar fëmijët jetimë me rroba të reja për Bajram

Islamic Relief Kosova vazhdon iniciativat humane për fëmijët jetimë

“A t’kujtohet qysh je gëzu kur t’kanë ble rroba t’reja për Bajram?”,  me këtë mesazh prekës, Islamic Relief Kosova ka nisur një tjetër iniciativë humanitare në prag të festës së Bajramit.

Shoqata ka bërë të ditur se shumë fëmijë jetimë, për shkak të mungesës së prindërve dhe kushteve të vështira jetësore, nuk kanë mundësi ta përjetojnë gëzimin e festës si bashkëmoshatarët e tyre.

Përmes kësaj fushate, organizata synon që asnjë fëmijë të mos mbetet pa buzëqeshje për Bajram.

Me një kontribut prej 30 eurosh, qytetarët mund të ndihmojnë në sigurimin e rrobave të reja për një fëmijë jetim.

“Vishe një jetim me rroba t’reja”, është thirrja humane që Islamic Relief Kosova po ua drejton të gjithë qytetarëve.

Shpërndaj me të tjerët