KV Drita ka zyrtarizuar afrimin e talentit të ri nga Lipjani, Diar Buzuku, si dhe vazhdimin e bashkëpunimit me volejbollistin Erind Qalaj për sezonin 2026/27.
17-vjeçari Buzuku, i cili sezonin e fundit ishte pjesë e kampionit aktual KV Ferizaj, i bashkohet skuadrës bardh e kaltër për të forcuar repartin e qendrës me energjinë, talentin dhe potencialin e tij.
Nga ana tjetër, drejtuesit e klubit kanë bërë të ditur se Erind Qalaj do të vazhdojë të jetë pjesë e ekipit edhe për sezonin e ri.
“Me energjinë, përkushtimin dhe shpirtin luftarak që e karakterizon, Erindi ka qenë një element i rëndësishëm i ekipit tonë dhe një shembull i vërtetë i besnikërisë ndaj fanellës”, thuhet në njoftimin e klubit.
KV Drita theksoi se të dy lojtarët do të jenë pjesë e objektivave të klubit për suksese të reja në sezonin e ardhshëm.

