POLITIKË/ Haziri: Gjilani e Anamorava mirëpritën Vjosën e Lumirin, jemi përjashtuar nga investimet

Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar i qendrës, Lutfi Haziri, përmes një reagimi në rrjetet sociale ka komentuar vizitën e Presidentes Vjosa Osmani dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, në rajonin e Anamoravës. Haziri ka adresuar kritika të ashpra ndaj qeverisjes qendrore, duke pretenduar se Gjilani është përjashtuar tërësisht nga investimet dhe kujdesi institucional.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë dhe origjinal të Lutfi Hazirit:

Gjilani e Anamorava mirëpritën Vjosën e Lumirin.

Na dëgjuan, na pyetën, kërkuan dhe, mbi të gjitha, i ndamë shqetësimet bashkë. Kosova po ecën nëpër terr politik, por Gjilani jo.

Gjilani ka mbetur prapa edhe më keq – në një gropë politike. Kjo kryeqendër e Anamoravës është përjashtuar krejtësisht nga investimet qeveritare, nga kujdesi institucional dhe nga jeta zhvillimore e Kosovës.

Na ka mbetur veç ta duam Kosovën. Këtë nuk na e marrin dot.

Prandaj, vetëm duke u bashkuar, ia kthejmë kësaj Republike formën, besimin dhe shpresën! LDK, besë e shpresë për Kosovën!

 

Shpërndaj me të tjerët