POLITIKË/ Krenare Latifi – Kqiku zbulon çka bisedoi në takimin me udhëheqëset nga Kamenica

Krenare Latifi – Kqiku pret në takim kryesuesen e Kuvendit të Kamenicës

Kryesuesja e Kuvendit Komunal në Gjilan, Krenare Latifi Kqiku, ka pritur në takim homologen e saj nga Kamenica, Arbnore Beqiraj, si dhe nënkryetaren Arta Bajralija.

Gjatë vizitës miqësore dhe të punës, u diskutua për bashkëpunimin ndërkomunal, sfidat e përbashkëta dhe mundësitë për avancimin e shërbimeve në interes të qytetarëve të të dy komunave.

Kryesuesja Latifi Kqiku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit institucional ndërmjet komunave, duke vlerësuar shkëmbimin e përvojave si një mundësi e mirë për zhvillim dhe përmirësim të qeverisjes lokale.

Shpërndaj me të tjerët