SPORT/ KV Drita vazhdon përforcimet, transferon Mustafë Thaçin

KV Drita ka zyrtarizuar afrimin e ri për sezonin 2026/27, duke transferuar qendrën e talentuar Mustafë Thaçi.

Thaçi vjen nga KV Prishtina, ku në edicionin e fundit pati paraqitje të mira, ndërsa te Drita pritet të sjellë forcë dhe energji në repartin e qendrës.

Klubi bardhekaltër e ka cilësuar transferimin si një vlerë të shtuar për objektivat e sezonit të ardhshëm, duke i uruar mirëseardhje lojtarit në familjen bardhekaltër.

Shpërndaj me të tjerët