LAJM MORTOR/ Ndahet nga jeta veterani i arsimit Sherif Rrustemi

Pas një sëmundjeje të shkurtër ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare veterani i arsimit, Sherif Rrustemi nga Përlepnica.

I ndjeri për 38 vite kontribuoi në arsim, duke edukuar gjenerata të tëra nxënësish në Verbicë, Uglar dhe Përlepnicë, ku punoi deri në pensionimin e tij në vitin 1990.

Sherif Rrustemi kujtohet si mësues i përkushtuar, komunikues dhe shumë i respektuar nga nxënësit dhe kolegët.

Varrimi i të ndjerit bëhet të mërkurën, më 20 maj 2026, me namazin e Ikindisë në varrezat e Përlepnicës.

Pas vetes la dy djem, tri vajza, nipër e mbesa.

Shpërndaj me të tjerët