ARSIM/ Shkolla “Rexhep Elmazi” në Gjilan shënon Ditën e Shkollës me program festiv

Sot, nxënësit e ShFMU “Rexhep Elmazi” realizuan një program të veçantë me rastin e Ditës së Shkollës. Përmes këngëve, valleve, recitimeve dhe aktiviteteve të ndryshme artistike, ata shfaqën talentin, kreativitetin dhe përkushtimin e tyre para të pranishmëve.

Atmosfera ishte e mbushur me gëzim, emocione dhe frymë bashkëpunimi, duke reflektuar punën dhe angazhimin e vazhdueshëm të nxënësve dhe mësimdhënësve.

Të pranishmit i përshëndeti drejtori i shkollës, Remzi Baliu, i cili foli për historikun e institucionit dhe veçoi sukseset e shumta të nxënësve gjatë këtij viti në gara e aktivitete të ndryshme.

Ndërkaq, në emër të familjes Elmazi, një fjalë rasti mbajti Salvador Elmazi, djali i Rexhep Elmazit.

Në fund, drejtuesit e shkollës falënderuan të gjithë pjesëmarrësit për mbështetjen dhe duartrokitjet që e bënë këtë ditë edhe më të veçantë për nxënësit.

Shpërndaj me të tjerët