ARSIM/ Studentët e UKZ-së përmbyllin vizitën studimore në Strasbourg me takim në Konsullatën e Kosovës

Studentët dhe stafi akademik i Universiteti Publik “Kadri Zeka” kanë përmbyllur vizitën njëjavore studimore në Strasbourg me një takim në “Shtëpinë e Kosovës”, në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës.

Delegacioni u prit nga Lulzim Hiseni dhe stafi i konsullatës, ku u diskutua për funksionimin institucional të përfaqësive diplomatike, shërbimet konsullore dhe rolin e diplomacisë në përfaqësimin e interesave shtetërore në arenën ndërkombëtare.

Gjatë bashkëbisedimit u trajtuan edhe sfidat politike aktuale, rëndësia e diplomacisë publike, si dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit akademik dhe shkëmbimit të përvojave me institucionet universitare në Strasbourg.

Në fund të vizitës, studentët dhe stafi akademik shprehën mirënjohjen për mikpritjen dhe diskutimin përmbajtësor, duke vlerësuar këtë përvojë si një mundësi të rëndësishme për zgjerimin e njohurive në fushën e diplomacisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Realizimi i kësaj vizite u mbështet nga një numër donatorësh dhe partnerësh, me kontribut të veçantë nga kompania Cure Medica, e cila mbuloi pjesën më të madhe të shpenzimeve të udhëtimit dhe qëndrimit në Francë, si dhe nga shumë biznese të tjera që mundësuan këtë përvojë akademike për studentët dhe stafin e universitetit.

Shpërndaj me të tjerët