Gjilani ka triumfuar me rezultat 2:0 ndaj Dritës në derbin e 71-të lokal, të zhvilluar në kuadër të javës së parafundit të Albi Mall Superligës së Kosovës.
Skuadra kuqebardhë e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në epërsi që në minutën e 3-të me golin e Morinës. Epërsia u vulos në pjesën e dytë, kur Rrahmani realizoi për 2:0 në minutën e 65-të.
Me këtë fitore të rëndësishme, Gjilani arrin në kuotën e 48 pikëve dhe ngjitet në pozitën e gjashtë në tabelë, duke bërë një hap të madh drejt sigurimit të mbijetesës pa ndeshje barazhi.
Në anën tjetër, Drita, e cila tashmë e ka siguruar titullin e kampionit, nuk arriti të shmangë humbjen në derbin lokal, në një ndeshje ku rezultati nuk kishte ndikim në objektivat e saj sezonalë.

