MOTI / Rikthehet nxehtësia, parashikimi i motit për këtë javë dhe dita që sjell rrebeshe

Java e re pritet të karakterizohet nga një mot kryesisht i qëndrueshëm, me diell dhe temperatura të larta, ndonëse nuk do të mungojnë vranësirat dhe rigat e izoluara të shiut.

Të hënën dhe të martën do të mbizotërojë mot i ngrohtë e me diell, ku temperaturat maksimale do të shënojnë ngritje graduale nga 27°C deri në vlerat maksimale prej 29°C.

Edhe e mërkura do të vijojë me të njëjtin trend të nxehtësisë, por me vranësira më të dendura rreth zonave malore.

Kthesa kryesore atmosferike parashihet për ditën e enjte, ku vranësirat e dendura gjatë ditës mund të sjellin rrebeshe shiu të shoqëruara me shkarkime elektrike dhe erëra më të vrullshme deri në 10 m/s.

Të premten moti do të stabilizohet sërish, duke sjellë vranësira të lehta dhe rënie të temperaturave maksimale deri në 26°C.

Nga ana tjetër, ekspertët vlerësojnë se këto kushte janë mjaft të favorshme për bujqësinë, pasi lagështia në tokë mbetet e mirë për zhvillimin e kulturave pranverore.

 

Shpërndaj me të tjerët