Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar se dita e parë e festës së Kurban Bajramit do të shënohet të mërkurën, më 27 maj 2026.
Manifestimi qendror do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, ku programi fillon në orën 4:25 me faljen e namazit të sabahut, ndërsa namazi i Kurban Bajramit do të falet në orën 5:40.
Hytben dhe mesazhin e festës do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava. Po ashtu, Kryesia e BIK-ut do të organizojë pritjen tradicionale të urimeve në selinë e saj nga ora 09:00 deri në 12:00.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua uron të gjithë besimtarëve festën e Kurban Bajramit, duke lutur Zotin që të pranojë haxhin, kurbanin, lutjet dhe ibadetet tona.
Me fat festa e Kurban Bajramit!

