KULTURË/Fantazia dhe misteri në poezinë “Nesër të të tregoj”

Kjo poezi paraqet botën e pasur imagjinative të një fëmije, ku natyra dhe krijesat e saj marrin jetë përmes fantazisë.

Personifikimet si shiu që këndon dhe bari që gëzohet krijojnë një atmosferë të ngrohtë e magjike.

Vargu përmbyllës “Nesër të të tregoj” sjell elementin e misterit dhe zgjon kureshtjen e lexuesit, duke përcjellë gëzim, pafajësi dhe kreativitet fëmijëror.

NESËR TË TË TREGOJ

AVDUSH CANAJ

Unë e di
si këndon shiu,
si gëzohet bari,
për atë i meritoj
tri akullore në ditë.

Përrallëzen u buburrecit
unë e di
edhe shakanë e peshkut
në pyllin e koraleve,
për atë dallëndyshet
ma shkelin syrin.

Edhe për Benin
di diçka të bukur
me një zemër.

Nesër të të tregoj
në orën dymbëdhjetë.

 

Shpërndaj me të tjerët