SPORT/ Drita nderon Almir Ajzerajn për vitet e suksesit dhe besnikërisë

KF Drita, e saposhpallur kampione e Kosovës për herë të dytë radhazi dhe të pestën në histori, ka falënderuar futbollistin Almir Ajzeraj për kontributin e tij të jashtëzakonshëm me fanellën bardhekaltër.

Ajzeraj zhvilloi 254 ndeshje me Dritën, duke fituar katër trofe dhe duke qenë pjesë e momenteve më të rëndësishme në historinë e klubit.

Me përkushtim, luftë sportive dhe besnikëri ndaj ngjyrave bardhekaltër, ai u shndërrua në një nga figurat më të respektuara të skuadrës.

Gjatë karrierës së tij me Dritën, Ajzeraj u shpall tri herë kampion i Kosovës dhe një herë fitues i Superkupës së Kosovës, duke lënë gjurmë të pashlyeshme te klubi dhe tifozët.

“Faleminderit për çdo sakrificë, për çdo emocion dhe për besnikërinë ndaj ngjyrave bardhekaltër. Drita gjithmonë do ta vlerësojë kontributin tënd”, thuhet në mesazhin e klubit.

Faleminderit, Almir Ajzeraj!

Shpërndaj me të tjerët