Portieri i Dritës, Leutrim Rexhepi, para sfidës së fundit ndaj Malishevës:
“Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë dhe gjatë gjithë javës kemi punuar me përkushtim maksimal. Edhe pse e kemi arritur objektivin tonë dhe jemi shpallur kampionë, kjo nuk do të thotë se do ta marrim lehtë ndeshjen e fundit. Do të futemi në fushë me seriozitet dhe me synimin për të dhënë maksimumin nga minuta e parë deri në të fundit.
Shpresojmë ta mbyllim kampionatin me fitore, si një shpërblim për gjithë punën e bërë gjatë sezonit. Kemi pasur një kampionat të suksesshëm dhe duam ta përfundojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Pavarësisht se nuk kemi presion rezultati, motivimi ynë mbetet i lartë, sepse duam të vazhdojmë me rezultate pozitive, të ruajmë ritmin e mirë të skuadrës dhe t’u dhurojmë kënaqësi tifozëve tanë edhe në këtë ndeshje të fundit.”

