AMBIENT / “Boll më me filma vizatimorë”, reagon ashpër qytetari për ndotjen e lumit në Dobërçan

Një qytetar nga fshati Dobërçan i komunës së Gjilanit ka ngritur zërin fuqishëm kundër ndotjes së ambientit, duke publikuar disa fotografi që dëshmojnë gjendjen e rëndë dhe degradimin e lumit që kalon përmes këtij fshati.

Në pamjet e shpërndara shihet qartë se uji është tejet i turbullt, i ndotur dhe me ngjyrë jo natyrale.

I zhgënjyer dhe i revoltuar me situatën aktuale, ai u ka bërë thirrje të hapur dhe direkte institucioneve kompetente që të ndërmarrin masa urgjente dhe të ndalojnë këtë shkatërrim të pasurisë natyrore, duke kërkuar veprime konkrete në vend të premtimeve.

“Ne e dimë që vështirë është me vnu rend dhe ligj, ama bollni më me filma vizatimorë. Ja ku e keni mundësinë me tregu që përnjëmend e doni këtë vend! Parandalone ju institucione tona këtë degradim total të lumit. Në këto çaste, kjo është gjendja e lumit që kalon nëpër Dobërçan, kjo është e papranueshme”, ka shkruar ai në postimin e tij plotë, duke pasqyruar shqetësimin e madh të banorëve për dëmtimin e ekosistemit lokal.

 

Shpërndaj me të tjerët