Banorët e lagjes “Kamnik” në Gjilan kanë adresuar një ankesë dhe pyetje publike drejtuar menaxhmentit më të lartë të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidromorava” SH.A., për shkak të reduktimeve të shpeshta të ujit të pijshëm.
Përmes një reagimi të shpërndarë, banorët kanë kërkuar sqarime të menjëhershme nga Kryeshefi Ekzekutiv i kompanisë, Ymer Salihu, duke shprehur pakënaqësinë e tyre për ndërprerjet e përditshme dhe mungesën e informimit paraprak nga ana e ujësjellësit.
“E kemi një pyetje si Lagjja Kamnik për kryeshefin Ekzekutiv të Hidromoravës, z. Ymer Salihu: çka është duke ndodhur me ndërprerjen e përditshme të ujit të pijshëm pa asnjë paralajmërim nga ana e kompanisë suaj?”, thuhet në postimin e plotë të banorëve të kësaj lagjeje, të cilët po përballen me vështirësi në menaxhimin e përditshmërisë si pasojë e këtyre ndërprerjeve të paparalajmëruara.
