SPORT/ Ramadani: Do ta respektojmë kampionatin deri në fund

Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, para sfidës së fundit të kampionatit ndaj FC Malisheva, falënderoi gazetarët për bashkëpunimin gjatë gjithë sezonit dhe theksoi se skuadra do ta trajtojë me seriozitet edhe këtë ndeshje.

“Falënderoj të gjithë gazetarët për bashkëpunimin korrekt gjatë këtij sezoni.

Ne duhet ta respektojmë kampionatin deri në fund. Shumicën e futbollistëve i kemi liruar për pushim, ndërsa në këtë ndeshje do t’u japim hapësirë disa lojtarëve të rinj.

Nuk kemi presion për këtë takim, pasi objektivin tonë e kemi arritur, por pavarësisht kësaj do të paraqitemi me përgjegjësi dhe do të kërkojmë rezultat pozitiv.

Pas kësaj ndeshjeje, skuadra do të jetë në pushim deri më 10 qershor, kur do të rikthehemi për përgatitjet e radhës.”

Shpërndaj me të tjerët