Lajme të shkëlqyera vijnë nga Turneu Ndërkombëtar i Xhudos i mbajtur në Bijelo Polje, ku Klubi i Xhudos “Gjilani” ka shënuar një sukses të radhës në arenën ndërkombëtare. Ekipi gjilanas është rikthyer me pesë medalje të bronzta, duke treguar një potencial të jashtëzakonshëm në një konkurrencë mjaft të fortë.
Garuesit e KXH “Gjilani” treguan një vullnet të madh dhe luftuan me zemër në çdo ndeshje, duke u ngjitur me plot meritë në podium.
Ky përfaqësim dinjitoz në tatami dëshmon rritjen dhe punën e palodhshme që po bëhet me talentet e reja të këtij klubi.
Rezultatet e xhudistëve gjilanas në Bijelo Polje:
Stina Fejzullahu – Medalje e bronztë
Ema Fejzullahu – Medalje e bronztë
Ylljeta Sylejmani – Medalje e bronztë
Belkiza Rexha – Medalje e bronztë
Anel Maliqi – Medalje e bronztë

