ARSIM DHE SHKENCË / Përmbyllen me sukses punimet e Konferencës së Pestë Vjetore Ndërkombëtare në UKZ

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan (UKZ) ka përmbyllur me sukses punimet e Konferencës së Pestë Vjetore Shkencore, “UKZ AC 2026”.

Gjatë dy ditëve radhazi, ky ngjarje madhore akademike mblodhi dhjetëra studiues, profesorë dhe ekspertë nga fusha të ndryshme për të diskutuar mbi zhvillimet më të reja në kërkimin shkencor, arsim, inovacion dhe bashkëpunim akademik.

Dita e dytë e konferencës u fokusua në takimet e grupeve të kërkim-zhvillimit, si vazhdimësi e diskutimeve të nisura në “MathDay Conference” dhe punëtorisë “Innovative STEM Strategies in Education”.

Vëmendje e veçantë iu kushtua metodave inovative në mësimdhënien e Matematikës të ndërlidhura me konceptin STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë), si dhe integrimit të mendimit kompjuterik përmes programimit në gjuhën Python për zgjidhjen e problemeve reale si trafiku urban, ndotja e mjedisit dhe konsumi i energjisë.

Në sesionin përmbyllës, pjesëmarrësit e vlerësuan lart suksesin e “UKZ AC 2026” si një nxitje të fuqishme për avancimin e hulumtimeve shkencore dhe krijimin e urave të reja të bashkëpunimit ndërkombëtar.

Në fund, organizatorët ftuan komunitetin akademik që të bëhet pjesë e konferencës së radhës, “UKZ AC 2027”, e cila vitin e ardhshëm do të trajtojë tema strategjike si Inteligjenca Artificiale, zhvillimet teknologjike dhe ndikimi i tyre në ekonomi e shoqëri.

 

Shpërndaj me të tjerët