UDHËTIM I PAZAKONTË / Kush është gjilanasi që sfidoi mijëra kilometra në këmbë?

Bëhet fjalë për Ahmet Korçën, vendasin nga Livoçi i Ulët, i cili pas një rrugëtimi të jashtëzakonshëm prej 61 ditësh në këmbë, ka arritur me sukses nga Zvicra në vendlindjen e tij, në Gjilan.

Ahmeti ishte nisur më 4 prill 2026 nga Zvicra, duke përshkuar mijëra kilometra dhe disa shtete evropiane, me një qëllim të vetëm,  të mbërrinte në vendlindje përmes një sfide që kërkonte vullnet, përkushtim dhe qëndrueshmëri të jashtëzakonshme.

Pas më shumë se dy muajsh ecjeje, ai u prit me emocion dhe respekt nga familjarë, miq dhe bashkëvendës në Livoç të Ulët.

Ky rrugëtim unik është një dëshmi e forcës së karakterit dhe dashurisë për vendlindjen, duke e bërë Ahmet Korçën shembull frymëzimi për shumë të rinj.
“Urime për këtë arritje të veçantë dhe mirë se u ktheve në shtëpi, Ahmet”!, ka shkruar faqja e Livoçit të ulët.

Shpërndaj me të tjerët